Shqetësimet për zgjerimin e ISIS në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22918-shqetësimet_për_zgjerimin_e_isis_në_afganistan
Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditë më parë në Kabul, përfaqësuesi special i OKB në Afganistan ka paralajmëruar për zgjerimin e grupit terrorist ISIS në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2016 06:12 Europe/Tirane
  • Shqetësimet për zgjerimin e ISIS në Afganistan

Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditë më parë në Kabul, përfaqësuesi special i OKB në Afganistan ka paralajmëruar për zgjerimin e grupit terrorist ISIS në këtë vend.

Tadamiçi Jamamoto në një konferencë për shtyp në Kabul, deklaroi se ekzistojnë shqetësime rreth ekzistencës së grupit terrorist ISIS në Afganistan dhe ky grup synon të godas popullin e këtij vendi. Ai shtoi se grupi takfirist terrorist ISIS po bënë përpjekje të shtojë praninë e tij në shumë provinca të Afganistanit duke përfshirë edhe provincën Nangarhar. Grupi terrorist ISIS për herë të parë mori përgjegjësinë për sulmin e përgjakshëm në mesin e protestuesve në Kabul ku si pasojë u vranë mbi 80 persona dhe u plagosen mbi 300 të tjerë.  Ushtria e Afganistanit ka deklaruar se gjatë operacioneve të ndryshme kundër grupit terrorit ISIS, u ka shkaktuar humbje të mëdha terroristëve të këtij grupi. Megjithëkëtë ISIS është duke mbledhur forca të reja në Afganistan dhe gjatë këtij procesi synon tre grupe të njerëzve si arabët afganë, pjesëtarët e ndarë nga grupi Taleban dhe mercenarët të cilët kryejnë vrasje vetëm për para. Kjo do të thotë se prania e grupit terrorist në Afganistan është vetëm një çështje importuese që sipas Muhamed Ashraf Ghani, presidentit të Afganistanit dhe funksionarëve të tjerë të këtij vendi, Pakistani dhe disa vende arabe përkrahin grupin terrorist ISIS në Afganistan, ndërsa gjithashtu thuhet se sëfundi një sasi e madhe e armëve dhe parave është dërguar për grupin terrorist ISIS në Afganistan. Nga pikëpamja e ekspertëve politikë, qëllimi më i rëndësishëm i këtij grupi terrorist në Afganistan është ndryshimi i strategjisë së luftës nga ajo ndëretnike në atë ndërfetare. Gjatë viteve të fundit populli i Afganistanit kurrë nuk ka ecur në drejtim të luftërave mes grupeve fetare dhe shumica e konflikteve në Afganistan kanë qenë të natyrës etnike, sepse edhe grupi Taleban i cili kishte pretendime ideologjike fetare, i përkiste grupit etnik Pashtun. Megjithëkëtë grupi Taleban nuk ka anuar drejt luftës mes grupeve fetare. Mirëpo grupi terrorist ISIS synon të vendosë myslimanët sunitë kundër myslimanëve shiitë në Afganistan dhe t'i drejtojë ata drejt një lufte suni-shii. Sidoqoftë, nga pikëpamja e popullit të Afganistanit, e vetmja rrugë për tu përballur me grupet terroriste dhe të dhunshme në këtë vend, është forcimi i unitetit kombëtar. Rusia gjithashtu ka shprehur shqetësim për praninë e grupit terrorist ISIS në Afganistan dhe ka deklarua se kjo ngjarje e vështirëson përballjen e vendeve të rajonit me këtë grup terrorist. Kjo tregon se edhe Rusia është shqetësuar për bartjen e terrorizmit dhe dhunës në Azinë Qendrore dhe në Kaukaz nëpërmjet Afganistanit.