Martirizohet një palestinez në BPLJ
Forcat e regjimit sionist kanë martirizuar sot një palestinez në rajonin BLJ.
Sipas një njoftimi të agjencisë Kods të lajmeve, Muhamed Fakieh, anëtar i brigadave të Kodsit dega ushtarake e Xhihadit Islamik Palestinez, është martirizuar sot në qytetin Khalil të rajonit BPLJ pas një sulmi të forcave sioniste. Në këtë sulm sionistët kanë plagosur edhe 6 palestinezë të tjerë. Luftëtarët palestinezë në përgjigje të krimeve të regjimit sionist kanë sulmuar forcat ushtarake të regjimit sionist duke plagosur shumë prej tyre. Ndërkohë një vajzë e re palestineze ditën e martë u plagos me plumbat e forcave sioniste në postbllokun e rajonin Gelandie në veri të Kodsit të pushtuar. Me shtimin e krimeve të regjimi sionist ndaj palestinezëve, prej tetorit 2015 ka nisur intifada e tretë e popullit palestinez, gjatë së cilës 230 palestinezë janë martirizuar dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe arrestuar.