Shtohen ekzekutimet me vdekje në Arabinë Saudit
Organizata evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite ka njoftuar për shtimin e ekzekutimeve me vdekje në këtë vend.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Organizata evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite të mërkurën deklaroi se 9 të rinj të Arabisë Saudite përballen me rrezikun e ekzekutimit me vdekje. Arabia Saudite në ekzekutimet në mënyrë kolektive të saj në janar të vitit 2016, ka ekzekutuar 4 adoleshentë shtetas të këtij vendi dhe një shtetas i Çadit. Kjo organizatë e të drejtave të njeriut ka kërkuar nga Arabia Saudite që me pjesëmarrjen e palëve juriste dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut, t'i rishikojë në mënyrë transparente këto dënime. Organizata evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite ka kërkuar gjithashtu nga Bashkësia Ndërkombëtare që të parandalojë ekzekutimet me vdekje në Arabinë Saudite. Aktualisht mbi 50 persona për shkak të kritikave dhe protestës kundër regjimit Al Saud po përballen me ekzekutimin me vdekje. Regjimi Al Saud që nga fillimi i këtij viti deri më tani, ka ekzekutuar me vdekje 106 persona.