Takfiristët e ISIS vrasin 17 komandantë të tyre në Mosul
Terroristët e grupit takfirist ISIS kanë vrarë 17 krerë të këtij grupi në qytetin Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se terroristët e grupit takfirist ISIS po vazhdojnë ende ekzekutimin me vdekje të pjesëtarëve të këtij grupi. Sipas këtij burimi, në veprimin e tij më të fundit kanë vrarë 17 krerë të këtij grupi. Burimet irakiane kanë deklaruar se përpjekje e këtyre personave për tu arratisur nga qyteti Mosul ishte shkaku kryesor i ekzekutimit të tyre me vdekje. Avancimet e ushtrisë së Irakut në jug të Mosulit janë bërë shkak për arratisjen e 17 krerëve të grupit terrorist ISIS. Terroristët e grupit ISIS gjithashtu kanë ndaluar veshjen e rrobave afgane në Mosul.