Vazhdon lëvizja e grupeve terroriste në Bagdad
Me dështimin e grupeve terroriste për shkak të operacioneve të ushtrisë irakiane, lëvizjes e terroristëve kundër civilëve janë shtuar.
Sipas agjencisë turke të lajmeve Anatoli, si pasojë e shtimit të lëvizjeve të terroristëve në qytete të ndryshme të Irakut, sot e mërkurë, si pasoj e shpërthimit të një bombe në afërsi të tregut në rajonin Jusefie, në periferi të Bagdadit, dy persona janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur. Po ashtu në sulmet e terroristëve ndaj një automjeti transportues të punëtorëve të Ministrisë së brendshme të Irakut në Bagdad, dy persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Po ashtu dje, nga shpërthimi i një bombe në rajonin Sabe Al Bur, në veri të Bagdadit, dy persona janë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur. Po ashtu një shpërthim tjetër ka ndodhur në rajonin Meadin në Bagdad, ku 2 civilë kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur.