Lëvizjet e terroristëve në rajone të ndryshme të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23467-lëvizjet_e_terroristëve_në_rajone_të_ndryshme_të_irakut
Kanë vazhduar edhe më tej lëvizjet e terroristëve të ISIS në rajone të ndryshme të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 31, 2016 14:43 Europe/Tirane
  • Lëvizjet e terroristëve në rajone të ndryshme të Irakut

Kanë vazhduar edhe më tej lëvizjet e terroristëve të ISIS në rajone të ndryshme të Irakut.

Sipas ueb sajtit informativ libanez Al Ahad, të dielën si pasojë e shpërthimeve terroriste në fshatin Al Satih, në jug të qytetit Bagdad, kryeqytet i Irakut, dy civilë irakianë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Burime të sigurisë në Irak njoftojnë se në sulmet e elementëve terroristë të ISIS në dy qendra të naftës në Baj Hasan, 55 km në veriperëndim të Kirkukut, në veri të Bagdadit, 10 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur. Grupi terrorist ISIS përmes një deklarate e ka marrë përsipër sulmin terrorist në brendësi të një pompe gazi në veri të Irakut. Në këtë shpërthim të paktën 4 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur. Terroristët e ISIS kohëve të fundit kanë në shënjestër pompat e benzinës si dhe burimet e naftës në Irak.