ISIS trajnon 1400 fëmijë izedi
Grupi terrorist ISIS trajnon mbi 1200 fëmijë izedi të cilët mbahen të burgosur nëpër kampe të kontrolluara nga terroristët e këtij grupi në Mosul të Irakut dhe në Raka të Sirisë.
Përgjegjësi për çështjet e të burgosurve në Kurdistan, ka bërë të ditur se 1400 fëmijë izedi po marrin trajnime ushtarake nga terroristët e grupit takfirist ISIS dhe janë nën kontrollin e këtyre terroristëve. Husein Al Kaidi, më tej ka thënë se ISIS ka për qëllim t’i përdorë këta fëmijë në operacione terroriste. Kaidi në një konferencë me gazetarë ka thënë se me rastin e dyvjetorit të pushtimit të rajonit Senxhar nga ISIS, por ashtu janë liruar 2 mijë e 640 izedi të rrëmbyer nga ISIS, ndërsa pjesa tjetër prej 3770 mbahen peng nga ky grup takfirist. Kaidi theksoi se deri më tani janë zbuluar 33 varreza masive me trupa të pajetë të pjesëtarëve të komunitetit izedi që janë vrarë nga ISIS. Ai shtoi se mbi 400 mijë izedi kanë ikur nga rajonet e Senxhar dhe janë vendosur në disa kampe jo të përshtatshme për jetesë.
Burimi: parstoday.com/sq