Vriten disa terroristë të ISIS në perëndim të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23881-vriten_disa_terroristë_të_isis_në_perëndim_të_irakut
Në operacionet e ushtrisë irakiane në qytetet Ramadi dhe Faluxha, ne perëndim të Irakut, janë vrarë dhjetëra terroristë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 04, 2016 13:09 Europe/Tirane
  • Vriten disa terroristë të ISIS në perëndim të Irakut

Në operacionet e ushtrisë irakiane në qytetet Ramadi dhe Faluxha, ne perëndim të Irakut, janë vrarë dhjetëra terroristë.

Sipas agjencisë së lajmeve Al Noshre, si pasojë e sulmeve të ditës së mërkurë të avionëve të ushtrisë irakiane ndaj pozicioneve të terroristëve të ISIS në Al Khalidie, në afërsi të qytetit Ramadi në Irak, është vrarë Zahi Al Zibani, komandant i ISIS si dhe 30 shoqërues të tij. forcat e ushtrisë dhe ato vullnetare në Irak gjatë operacioneve disa orëshe, kanë spastruar rrugën që lidhje dy qytetet Faluxha dhe Ramadi në provincën perëndimore Anbar. Nga ana tjetër, Husejn Kaidi, përfaqësues i zyrës së të burgosurve izedi në Irak, ka njoftuar se grupi terrorist ISIS po trajnon mbi 1200 fëmijë izedi të cilët mbahen të burgosur nëpër kampe të kontrolluara nga terroristët e këtij grupi në Mosul të Irakut dhe në Raka të Sirisë. Ai shtoi se mbi 400 mijë izedi kanë ikur nga rajonet e Senxhar dhe janë vendosur në disa kampe jo të përshtatshme për jetesë.