Prania e 360 mijë terroristëve të huaj në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i24211-prania_e_360_mijë_terroristëve_të_huaj_në_siri
Sipas një raporti të një Qendrës studimore në Gjermani, nga viti 2011 dhe me fillimin e krizës në Siri e deri më tani, 360 mijë forca të huaja kanë hyrë në Siri për t’ju bashkuar grupeve terroriste në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 08, 2016 14:07 Europe/Tirane
  • Prania e 360 mijë terroristëve të huaj në Siri

Sipas një raporti të një Qendrës studimore në Gjermani, nga viti 2011 dhe me fillimin e krizës në Siri e deri më tani, 360 mijë forca të huaja kanë hyrë në Siri për t’ju bashkuar grupeve terroriste në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Qendra studimore gjermane ‘Veril’ ka njoftuar se këto statistika përfshinë burrat dhe gratë të cilët në mënyrë direkte u janë bashkuar luftës në Siri ose për të kryer shërbime mjekësore, infermierie dhe xhihad seksual. Sipas këtij raporti, aktualisht 90 mijë terroristë të huaj me shtetësi të ndryshme janë të pranishëm në grupin terrorist ISIS dhe Fronti Al Nusra. Në pesë vitet e fundit, 21500 persona me shtetësi amerikane dhe evropiane u janë bashkuar grupeve terroriste në Siri, ndërsa 8500 prej tyre janë kthyer në vendin e origjinës.