Hezbullah përkrah Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i24583-hezbullah_përkrah_sirinë
Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka thënë se qëndresa e Sirisë përballë terrorizmit takfirist, do të ndikojë në shkatërrimin e komploteve kundër këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 12, 2016 16:26 Europe/Tirane
  • Hezbullah përkrah Sirinë

Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka thënë se qëndresa e Sirisë përballë terrorizmit takfirist, do të ndikojë në shkatërrimin e komploteve kundër këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve Sana, Shejkh Naim Kasem, zv/sekretar i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, të premten ka thënë se qëndresa e Sirisë përballë terrorizmit takfirist, do të ndikojë në shkatërrimin e komploteve të disa vendeve kundër Sirise, të cilët dëshirojnë shkatërrimin e sistemit aktual dhe vendosjen e një sistemi të ri të kontrolluar nga ta. Kasem ka shtuar se Hezbullahu do të vazhdojë të mbështesë Sirinë në forcimin e sistemit mbrojtës.