Vazhdojnë krimet e terroristëve në Siri
Gusht 17, 2016 10:31 Europe/Tirane
Në sulmet me raketa të terroristëve të ISIS në Alepo, kanë humbur jetën disa qytetarë sirianë.
Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve Sana, terroristët e ISIS të mërkurën në mëngjes kanë sulmuar me raketa lagjen Salahudin në provincën Alepo në veri të Sirisë duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur 9 të tjerë. Ndërkaq, grupi terrorist ISIS në një sulm të kryer në një zonë që ndodhej 40 km larg qytetit Alepo, ka përdorur bomba me përbërje gazi helmues klor. Pas këtij sulmi banorët kanë hasur probleme të shumta në frymëmarrje.
Tags