Avionët rusë dhe sirianë bombardojnë pozicionet e terroristëve
Gusht 17, 2016 15:25 Europe/Tirane
Në një sulm të avionëve luftarakë rusë dhe sirianë ndaj pozicioneve të terroristëve në lindje të Sirisë, janë vrarë qindra terroristë.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë deklaroi se bombarduesit rusë Sukhoi 34 kanë bombarduar pozicionet e ISIS dhe të Frontit Al Nusra në Dejrul Zur, ku kanë vrarë të paktën 150 terroristë. Avionët rusë dhe sirianë kanë shënjestruar kampet e trajnimit dhe qendrat komanduese të terroristëve në periferi të qytetit Dejrul Zur, duke u shkaktuar dëme të shumta terroristëve.
Tags