Dy të vrarë dhe 12 të plagosur nga shpërthimet në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i25369-dy_të_vrarë_dhe_12_të_plagosur_nga_shpërthimet_në_bagdad
Në shpërthimet terroriste që ndodhën sot në Bagdad, 2 persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2016 16:13 Europe/Tirane
  • Dy të vrarë dhe 12 të plagosur nga shpërthimet në Bagdad

Në shpërthimet terroriste që ndodhën sot në Bagdad, 2 persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur.

Në shpërthimin që ndodhi në rajonin Al Talebije në lindje të Bagdadit, 1 person humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën. Një tjetër shpërthim terrorist ndodhi në lagjen Al Huseinije në veri të Bagdadit duke lënë të vrarë një irakian dhe duke plagosur 7 të tjerë. Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar në betejën për Mosulin, forcat vullnetare irakiane ( Hashad Al Shaabi) po vazhdojnë përpjekjet për çlirimin e ishullit Khaledije në lindje të Ramadit. Marrja e kontrollit të këtij ishulli është e rëndësishme, sepse të gjithë krerët e ISIS të larguar nga Ramadi dhe Faluxha mendohet të jenë strehuar në Khaledije. Abu Arab, një nga krerët e ISIS dhe disa nga shoqëruesit e tij janë sulmuar nga forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar në ishullin Bagdadi në perëndim të Ramadit. Deri tani nuk ka informacion për fatin e këtyre terroristëve famëkeqë.