Siri: Vetëm në një park 27 varre masive
Në veri të Sirisë janë zbuluar dhjetëra varre masive.
Këshilli ushtarak në qytetin Manbixh që është çliruar kohët e fundit nga pushtimi i terroristëve, bëri të ditur se në këtë qytet dhe rrethinat e tij janë zbuluar dhjetëra varre masive ku të gjitha viktimat janë civilë që janë përpjekur të largohen nga zonat e pushtuara nga terroristët. Sipas këtij burimi forcat e ISIS kanë vrarë edhe disa pjesëtarë të tyre që kishin për qëllim të informonin për praninë e varreve masive. Hasan Abu Kenet, anëtar i Këshillit ushtarak të qytetit Manbixh, tha se mbi 90 % e parqeve të qytetit janë shfrytëzuar nga terroristët e ISIS si varreza masive dhe vetëm në një park janë gjetur 27 varre masive. Ndërkohë, forcat ajrore siriane kanë bombarduar sot vendstrehimet e terroristëve në pjesën perëndimore të Alepos dhe në këtë operacion janë vrarë mbi 70 terroristë si dhe janë shkatërruar pajisjet e tyre ushtarake. Në një operacion të forcave siriane në rajonin Suejda janë vrarë dhjetëra terroristë si dhe 15 të tjerë janë vrarë nga forcat siriane në rajonin Deirul Zur.