Skandali i vrasjes së jemenasve me bombat inteligjente të Anglisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i25543-skandali_i_vrasjes_së_jemenasve_me_bombat_inteligjente_të_anglisë
Gazeta Observer shkruan se Londra ka pajisur Arabinë Saudite me bomba inteligjente.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2016 08:36 Europe/Tirane
  • Skandali i vrasjes së jemenasve me bombat inteligjente të Anglisë

Gazeta Observer shkruan se Londra ka pajisur Arabinë Saudite me bomba inteligjente.

Sipas kësaj  gazete, Arabia Saudite këto bomba i ka blerë nga kompania angleze Righton që është kompania më e madhe e prodhimit të raketave dhe bombave në botë. Arabia Saudite është një prej ato vende që ka përdorur këto bomba kundër popullit të pambrojtur jemenas dhe një prej klientëve më të mëdhenj të armatimeve të Anglisë. Sipas raporteve të deritanishme, Anglia që nga nisja e agresionit saudit kundër Jemenit, Arabisë Saudite i ka shitur armë me vlerë 3.5 milion paund. Ndërkohë parlamenti anglez ka kërkuar të vendoset embargo armatimi kundër Arabisë Saudite, mirëpo qeveria angleze vazhdon të mbështesë regjimin Al Saud. Hetuesit e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë arritur në përfundimit se në zonat e bombarduara në Jemen, janë vënë re shenja të bombave prodhim anglez. Nga agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit deri tani kanë humbur jetën 9 mijë e 400 jemenas shumë prej tyre fëmijë.