Takfiristët sulmojnë me mortaja qytezën Al Zahra
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i25795-takfiristët_sulmojnë_me_mortaja_qytezën_al_zahra
Terroristët takfiristë sulmuan me mortaja qytezën Al Zahra në veri të Alepos, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë sirianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2016 15:51 Europe/Tirane
  • Takfiristët sulmojnë me mortaja qytezën Al Zahra

Terroristët takfiristë sulmuan me mortaja qytezën Al Zahra në veri të Alepos, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë sirianë.

Në këtë sulm terrorist një grua, një fëmijë dhe një burrë i moshuar u vranë dhe 14 gra dhe fëmijë u plagosën. Sulmi është kryer nga qytetet Dianun dhe Adnan në afërsi të qytezës Al Zahra. Sulmet e takfiristëve ndaj qytezave Nabl dhe Al Zahra janë sistematike dhe deri tani kanë shkaktuar qindra të vrarë e të plagosur në mesin e civilëve sirianë si dhe dëme të shumta materiale.