Turqia kundër Amerikës në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i25936-turqia_kundër_amerikës_në_veri_të_sirisë
Avionët luftarakë turq kanë bombarduar pozicionet e grupeve të afërta me partinë demokratike të Kurdistanit të Sirisë, që gëzon përkrahjen e Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2016 15:08 Europe/Tirane
  • Turqia kundër Amerikës në veri të Sirisë

Avionët luftarakë turq kanë bombarduar pozicionet e grupeve të afërta me partinë demokratike të Kurdistanit të Sirisë, që gëzon përkrahjen e Amerikës.

Këto grupe të armatosura kurdë janë trajnuar dhe përkrahur nga SHBA dhe kohët e fundit kanë arritur të çlirojnë rajonin Manbixh në veri të Sirisë, por gjatë ditës së sotme pozicionet e tyre janë bombarduar ashpër nga avionët turq, ndërsa Ankaraja i sheh kurdët e Sirisë si një kërcënim dhe si një bisht i PKK. Edhe artileria e ushtrisë turke ka bombarduar disa herë sot fshatrat përreth qytetin Afrin në veri të Sirisë ku janë përqendruar forcat kurde siriane.