ISIS në krizë të thellë financiare
Grupi terrorist ISIS ka humbur shumë territore dhe reduktimi i burimeve financiare e ka detyruar këtë grup terrorist të shtojë taksat.
Reduktimi 50 % i pagave të luftëtarëve të ISIS, dëshmon qartë për krizën e rëndë financiare që po kalon ky grup terrorist. Adam Zobin, sekretar i përkohshëm i Departamentit amerikan të Thesarit, kohët e fundit deklaroi se ISIS duke reduktuar pagat dhe duke rritur taksat, po përpiqet të mbajë në nivel të ardhurat e tij. Zubin shton: ''Kemi informacione se janë ndërprerë pagat për familjet e pjesëtarëve të ISIS të vrarë në luftë. ISIS ka shtuar ndjeshëm taksat dhe ka vendosur tatime mbi çdo gjë.'' Sipas këtij burimi, pjesëtarët e huaj ët grupit terrorist janë përballur me shkurtim drastik rroge, ndërsa pagat e anëtarëve të lartë dhe të specialistëve të këtij grupi terrorist nuk janë ndryshuar. Kriza financiare është bërë shkak që shumë elementë të ISIS t’a braktisin këtë grup.