Çlirohet Al Khalidie, vriten 800 terroristë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i26038-Çlirohet_al_khalidie_vriten_800_terroristë
Kryetari i bashkisë së qytetit Al Khalidie në provincën Anbar, në veri të Irakut, deklaroi se gjatë operacionit për çlirimin e këtij rajoni janë vrarë qindra pjesëtarë të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2016 16:49 Europe/Tirane
  • Çlirohet Al Khalidie, vriten 800 terroristë

Kryetari i bashkisë së qytetit Al Khalidie në provincën Anbar, në veri të Irakut, deklaroi se gjatë operacionit për çlirimin e këtij rajoni janë vrarë qindra pjesëtarë të ISIS.

Ali Davud tha se mbi 800 terroristë të ISIS janë vrarë nga forcat irakiane që çliruan qytetin Khalidie dhe në mesin e terroristëve të vrarë janë shumë shtetas të huaj evropianë dhe arabë. Sipas tij, disa prej terroristëve të vrarë në Al Khalidie janë arratisur nga burgu Abu Ghureib. Çlirimi i qytetit Al Khalidie është një hap i rëndësishëm në konsolidimin e kontrollit të qeverisë irakiane në qytetin Ramadi të provincës Anbar.