Amerika kundër Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i26116-amerika_kundër_arabisë_saudite_në_jemen
Sekretari i DASH John Kerry gjatë vizitës së fundit në Arabinë Saudite, e kundërshtoi kërkesën e Riadit për fillimin e një sulmi tokësor kundër Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 29, 2016 15:34 Europe/Tirane
  • Amerika kundër Arabisë Saudite në Jemen

Sekretari i DASH John Kerry gjatë vizitës së fundit në Arabinë Saudite, e kundërshtoi kërkesën e Riadit për fillimin e një sulmi tokësor kundër Jemenit.

Gjatë vizitës në Riad, Kerry propozoi një plan paqe për Jemenin, por që u kundërshtua nga sauditët. Sekretari i DASH u përpoq ti bindte autoritetet saudite për nevojën e vendosjes së paqes në Jemen, por sauditët jo vetëm që e kundërshtuan propozimin e tij, por kërkuan fillimin e një sulmi tokësor kundër Jemenit, ndërsa kjo kërkesë u përballë me kundërshtimin e prerë të Uashingtonit.