Reduktohen forcat e ISIS në Mosul
Gusht 29, 2016 16:13 Europe/Tirane
Numri i pjesëtarëve të ISIS në qytetin Mosul është reduktuar për 70%.
Burime irakiane bënë të ditur se grupi terrorist ISIS po përballet me mungesë të theksuar të forcave dhe aktualisht, numri i pjesëtarëve të ISIS në Mosul kryeqendër e provincës Ninva, nga 12 mijë që ishte më parë, ka arritur në 3 mijë. Që prej fillimit të operacionit të ushtrisë irakiane për çlirimin e qytetit Mosul, shumë pjesëtarë të ISIS janë larguar nga ky qytet drejt Sirisë dhe zonave të tjera apo janë vrarë nga forcat irakiane.
Tags