Hezbullahu i Libanit kritikon politikat e Arabisë Saudite
Zv/sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah) ka kritikuar politikat e Arabisë Saudite në rajonin e Lindjes së Mesme.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Shejkh Naim Kasem, zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, të martën në një konferencë shtypi me mediat libaneze, gjithashtu ka përkrahur grupet e armatosura dhe zgjidhjen politike të krizës në Siri me praninë e Bashar Asad, presidentit të këtij vendi. Shejkh Naim Kasem në vazhdim tha se regjimi Al Saud ka pësuar shumë humbje ushtarake në territorin e Sirisë dhe në një të ardhme të afërt do të arrihet zgjidhja politike e krizës së Sirisë dhe çdo gjë është shtyrë për një periudhë pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut theksoi se forcat e Hezbullahut në Siri do të qëndrojnë derisa të ketë nevojë dhe presidenti sirian e ka vërtetuar se gjithmonë do të qëndrojë në përkrahje të rezistencës.