ISIS tërhiqet nga qytetit strategjik Bab në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27070-isis_tërhiqet_nga_qytetit_strategjik_bab_në_siri
Grupi terrorist takfirist ISIS është tërhequr nga qyteti strategjik Bab në verilindje të Alepos në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 08, 2016 05:56 Europe/Tirane
  • ISIS tërhiqet nga qytetit strategjik Bab në Siri

Grupi terrorist takfirist ISIS është tërhequr nga qyteti strategjik Bab në verilindje të Alepos në Siri.

Sipas një njoftimi të agjencisë Ahad të lajmeve, grupi terrorist ISIS sot është larguar dhe tërhequr nga qyteti Bab që ndodhet në verilindje të Alepos dhe ka nisur të shpërngulet për në qytetin Khafase në periferinë juglindore të qytetit Menbaxh. Ndërkohë disa burime siriane njoftuan se ISIS synon të largohet nga qytetit Bab dhe Tabke për në qytetin Raka që është qendra e grupit terrorist ISIS. ISIS pas kontrollimit të qytetit Jarablus nga UCS e mbështetur nga Turqia, është detyruar të largohet nga veriu i Alepos dhe është tërhequr. Qyteti Bab ka qenë një prej bazave më të rëndësishme të terroristëve të ISIS në periferinë lindore të Alepos, rajon që tashmë kontrollohet nga UCS. Qyteti Bab është shumë afërt qytetit Raka, qendër e ISIS. Më herët ISIS ka humbur edhe qytetin Menbaxh që ishte pika më e rëndësishme e lidhjes me kufijtë e Turqisë. Ditët e fundit ushtria turke duke përdorur UCS është futur në qytetin Jarablus duke dëbuar terroristët e ISIS.