Politika mashtruese e Arabisë Saudite
(last modified Fri, 09 Sep 2016 08:21:50 GMT )
Shtator 09, 2016 10:21 Europe/Tirane
  • Politika mashtruese e Arabisë Saudite

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka reaguar ndaj deklaratave fyese të kryemyftiut saudit. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën në mbrëmje në faqen e tij personale në Twitter i është përgjigjur deklaratave të pamatura të Abdulaziz Ale Shejkh, kryemyftiu i sauditëve.

Muhamed bin Najef, trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, pas mesazhit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit drejtuar haxhinjve të mbarë botës, pretendoi se Irani prish sigurinë e Haxhit dhe të haxhinjve, prandaj Riadi veprën në mënyrë të prerë kundër faktorëve destruktivë dhe nuk mund të pranojë se Irani të krijojë probleme në sigurinë e Haxhit dhe të haxhinjve. Bin Najef gjatë ceremonisë së forcave të sigurisë speciale për Haxhin, pretendoi: "Ajo çfarë deklarojnë disa funksionarë iranianë dhe disa media iraniane në lidhje me këtë se Arabia Saudite ka penguar iranianët që të kryejnë Haxhin, nuk është e vërtetë dhe Arabia Saudite trajton haxhinjtë iranianë ashtu siç trajton edhe haxhinjtë e vendeve të tjera". Bin Najef në vazhdim pretendoi: "Irani për shkak të përpjekjeve për ta bërë politike Haxhin dhe për shkak të hedhjes sloganeve që janë në kundërshtim me mësimet islame, ka treguar se nuk është i interesuar për dërgimin e haxhinjve". Kjo është në kohën kur Abdulaziz Ale Shejkh, kryemyftiu i sauditëve, të martën kishte pretenduar se iranianët nuk janë myslimanë. Bahram Ghasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në reagim ndaj këtij veprimi, deklaratat e trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite, i ka quajtur "ikje para" dhe deklaroi: "Ai që thekson në këtë mënyrë për ruajtjen e sigurisë së Haxhit, duhet ta kujtoi paaftësinë e qeverisë së tij në ruajtjen e sigurisë së Haxhit të vitit të kaluar dhe duhet t'i japë përgjigje popujve myslimanë." Ai shtoi: "Sunduesit e regjimit Al Saud të cilët pretendojnë se po mbrojnë mësimet islame, para kësaj duhet të bëjnë përpjekje serioze për të çuar para drejtësisë fajtorët të cilët e konsideruan të pavlerë jetën e haxhinjve dhe nuk po lejojnë formimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar për të hetuar të vërtetën". Njëkohësisht me këtë, Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën në mbrëmje në faqen e tij në Twitter i është përgjigjur deklaratave të pamatura të Abdulaziz Ale Shejkh, kryemyftiu i sauditëve. Ai ka thënë: "Në realitet nuk ekziston kurrfarë përngjasimi mes islamit të iranianëve dhe shumicës së myslimanëve me ekstremizmin racist të cilin po e propagandojnë myftinjtë vehabistë dhe financuesit sauditë të terrorizmit". Kjo është në kohën kur burimi i bindjeve dhe ideve të grupit terrorist ISIS janë mendimet dhe fetvat e sektit vehabist dhe të myftinjve të Arabisë Saudite të cilat janë në kundërshtim me Islamin burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Fetva të tilla kanë prishur imazhin e Islamit në bot dhe kanë derdhur gjakun e mijëra besimtarëve myslimanë në Siri, Irak dhe në vendet e tjera islame. Sauditët aktualisht janë zhytur në një baltë të madhe dhe sa më shumë që po bëjnë përpjekje për të dalë nga ajo, aq më shumë po zhytën më thellë. Sauditët në vend të këtyre deklaratave iluzioniste, duhet t'i hedhin një vështrim të kaluarës dhe të tashmes së tyre në mënyrë që ndoshta do ta shikojnë se në çfarë pozite ndodhen dhe deri ku mund ta çojnë këtë lojë të pistë. Sauditët në këtë lojë të pistë kanë dispozicion tre mekanizma. I pari është mekanizmi i Haxhit që me papërgjegjësi, paaftësi dhe me pamaturi, e kanë shndërruar atë në një sferë të papërgjegjshme dhe me vrasjen e vizitorëve të Shtëpisë së Zotit, vendin e sigurisë dhe të qetësisë së njerëzimin e kanë shndërruar në një vend për mbytjen e haxhinjve. Tani, sauditët me mashtrime, po mundohen të thonë se nëse 7 mijë vizitorë të Shtëpisë së Zotit në mesin e tyre edhe 464 haxhinj iranianë kanë humbur jetën ditën Kurban Bajramit në vitin e kaluar për shkak të keqadministrimit të autoriteteve saudite, fajtor për këtë është Irani, për arsye se dëshiron ta bëjë politike çështjen e Haxhit. Mekanizmi i dytë i sauditëve në këtë lojë politike është përdorimi i strategjisë ushtarake të cilën po e vërejmë në Jemen. Sauditët në lidhje me arsye e politikave luftënxitëse të tyre, thonë se janë të shqetësuar për të ardhmen e Jemenit dhe demokracinë në këtë vend, prandaj dëshirojnë ta shpëtojnë Jemenin nga kriza, në kohën kur po vrasin popullin e Jemenit me bomba fosforike dhe me armë të ndaluara dhe kanë formuar koalicion për luftë kundër Jemenit. Mirëpo mekanizmi i tretë në vazhdim të kësaj krize, është paraja e naftës të cilën gjithashtu e kanë humbur me paaftësinë dhe llogaritjet e gabuara të tyre duke krijuar krizë dhe duke shkaktuar rënien e çmimit të naftës në tregjet botërore, ndërsa tani vet po përballen me një mungesë buxhetore mbi 100 miliardë dollarë. Me një situatë të tillë, Arabia Saudite po përballet edhe me një sfidë tjetër të madhe që është mosbesimi i vendeve islame në mënyrën e administrimit të çështjeve të Haxhit. Kjo është një goditje e madhe të cilën nuk mund ta durojë familja mbretërore saudite, prandaj po bënë përpjekje të mëdha që me propagandë politike të pastrojë gabimet e veta. Ashtu siç tha Bahram Ghasami, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, krerët sauditë po mundohen ende ta çojnë përpara lojën e pafrytshme dhe largimin e përgjegjësisë së rëndë nga vetja, në kohën kur sauditët duhet të pranojnë paaftësinë e tyre në garantimin e sigurisë së Haxhit dhe tu japin përgjigje popujve myslimanë që humbën haxhinjtë e tyre në tragjedinë e Minas. Vetëm një hetim gjithëpërfshirës rreth faktorëve që shkaktuan këtë tragjedi, mund të sqarojë dilemat dhe shumë pyetje të mbetura pa përgjigje. Sauditët nuk pranuan as formimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar islamik dhe tani mundohen të akuzojnë Iranin në çështjen e ndalimit të haxhinjve iranianë të marrin pjesë në ceremoninë e Haxhit për këtë vit. Padyshim se përgjegjësia e tragjedisë së Minas bie mbi sunduesit e regjimit Al Saud të cilët jo vetëm që nuk kanë shprehur keqardhje nga vrasja e mijëra mysafirëve të Shtëpisë së Zotit, mirëpo për politikën e tyre mashtruese po mundohen të viktimizojnë popujt mysliman të rajonit.  

Tags