Hezbullahu: Arabia Saudite të rishikojë politikat e saj
Grupi i Hezbullahut në parlamentin e Libanit me anë të një deklarate ka kërkuar prej Arabisë Saudite që të ndryshojë dhe rishikojë politikat e saj.
Në deklaratën e lëshuar prej këtij grupit këshillohet Arabia Saudite që të lë mënjanë armiqësitë dhe lakmitë e saj dhe të rishikojnë politikat e veta pasi të tilla veprime shkatërrimtare të regjimit Al Saud do të ndikojnë në fundosjen e këtij regjimi. Grupi i deputetëve të Hezbullahut tha se veprimet destruktive të regjimit Al Saud kundrejt Libanit, Sirisë, Irakut, Egjiptit, Jemenit, Bahrejni, Iranit dhe vendeve të tjera janë bërë shkak për krijimin e krizave, konflikteve dhe luftërave dhe kanë eliminuar të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e këtyre problemeve. Grupi i deputetëve të Hezbullahut e cilësoi të domosdoshme nisjen e dialogut kombëtar duke e quajtur atë në interes të Libanit dhe tha se negociatat e kryesuara nga kryetari i parlamentit Nabih Berri, krijojnë një mundësi reale që grupet politike të Libanit të gjejnë një rrugëzgjidhje për krizën politike.