Terrorizmi i ISIS në prag të Kurban Bajramit, përvëloi irakianët
Në prag të festës së Kurban Bajramit terrorizmi takfirist përsëri përvëloi qytetarët irakianë me dy shpërthime terroriste dhe me anë të një deklarate mori përgjegjësinë e këtij krimi të ri që sipas statistikave më të fundit, nga këto shpërthime u vranë 20 persona dhe u plagosen 40 të tjerë.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se grupi terrorist ISIS disa orë pas këtij shpërthimi që ndodhi të premten në mbrëmje në rrugën "Palestina" në lindje të kryeqytetit të Irakut, mori përgjegjësinë për këtë sulm terrorist. Sipas deklaratës së këtij grupi terrorist, sulmi është kryer me anë të dy shpërthimeve. Sëpari një kamikaz ka shpërthyer rripin me eksploziv dhe më pas ka shpërthyer një autobombë. Burimet e sigurisë në Irak gjithashtu kanë konfirmuar mënyrën e kryerjes së këtij sulmi terrorist. Burimet e sigurisë së Irakut sot kanë dhënë statistikat e fundit të këtij shpërthimi terrorist në Bagdad ku janë vrarë 20 persona dhe janë plagosur 40 të tjerë.