Irani dhe Rusia kërkojnë fillimin e negociatave mes palëve siriane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27853-irani_dhe_rusia_kërkojnë_fillimin_e_negociatave_mes_palëve_siriane
Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se Teherani dhe Moska kërkojnë fillimin sa më shpejt të negociatave në Gjenevë për zgjidhjen paqësore të krizës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 15, 2016 02:49 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia kërkojnë fillimin e negociatave mes palëve siriane

Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se Teherani dhe Moska kërkojnë fillimin sa më shpejt të negociatave në Gjenevë për zgjidhjen paqësore të krizës në Siri.

Kjo ministri, pas takimit të zv/ministrave të Jashtëm të Iranit dhe Rusisë, përkatësisht Husein Xhaberi Ansari dhe Mikail Bogdanov, deklaroi se funksionarët e Iranit dhe Rusisë dëshirojnë që marrëveshja e armëpushimit në Siri të shoqërohet nga negociatat për gjetjen e një rrugëzgjidhje politike për krizën siriane. Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se Bogdanov dhe Xhaberi Ansari shprehën kënaqësinë për faktin se qeveria siriane e ka respektuar me përpikmëri marrëveshjen e armëpushimit dhe kërkuan që edhe pala tjetër të respektojë armëpushimin dhe të lejojë kalimin e ndihmave humanitare për popullsinë siriane.