Ushtarët amerikan hyjnë në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28147-ushtarët_amerikan_hyjnë_në_veri_të_sirisë
Burimet informative kanë njoftuar për hyrjen e ushtarëve amerikanë në veri të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 17, 2016 07:53 Europe/Tirane
  • Ushtarët amerikan hyjnë në veri të Sirisë

Burimet informative kanë njoftuar për hyrjen e ushtarëve amerikanë në veri të Sirisë.

Faqja informative Al Ahd e Libanit njoftoi se burimet siriane kanë deklaruar se disa marinca amerikane me automjete të blinduara kanë hyrë në perëndim të qytetit kurd Tel Abjad në pjesën veriore të provincës Raka në veri të Sirisë. Sipas këtij burimi, forcat amerikane kanë vendosur një qendër vëzhguese në lartësitë e fshatit Monbateh në Tel Abjad dhe në afërsi të kufirit të Sirisë dhe Turqisë. Sipas burimeve siriane numri i forcave ushtarake amerikane në veri të Sirisë arrin në 300 trupa. Vlen të theksohet se lëvizjet e fundit të Amerikës në veri të Sirisë bëhen njëkohësisht me publikimin e lajmeve për afrimin e fillimit të operacioneve për çlirimin e qytetit Raka, qendër kryesore e grupit terrorist ISIS në Siri, i cili nuk është shumë larg nga rajonet kurde në veri të Sirisë si Tel Abjad. Grupi terrorist ISIS ka pushtuar qytetin Raka në vitin 2013.