Ushtria sulmon pozicionet e terroristëve në veri të Irakut
Shtator 17, 2016 18:38 Europe/Tirane
Avionët e ushtrisë irakiane kanë sulmuar pozicionet e grupit terrorist ISIS në afërsi të qyteteve Mosul dhe Kirkuk në veri të Irakut duke vrarë dhe plagosur qindra terroristë.
Në këto sulme janë shkatërruar një fabrikë për prodhimin e lëndëve eksplozive si dhe një depo me lëndë kimike që përdoreshin nga terroristët e ISIS. Sulmet e sotme të forcave ajrore irakiane në Mosul dhe në Kirkuk ishin një goditje e rëndë për grupin terrorist ISIS në një kohë që ushtria irakiane ka nisur ofensivën e gjerë për çlirimin e Mosulit dhe për dëbimin e të gjithë terroristëve nga Iraku.
Tags