Amerika bombardon, ISIS pushton
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28240-amerika_bombardon_isis_pushton
Të paktën 80 ushtarë të vrarë dhe mbi 100 të tjerë të plagosur është bilanci i sulmit ajror të Amerikës kundër bazave ushtarake të ushtrisë së Sirisë, pavarësisht vendosjes së armëpushimit në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 18, 2016 03:45 Europe/Tirane
  • Amerika bombardon, ISIS pushton

Të paktën 80 ushtarë të vrarë dhe mbi 100 të tjerë të plagosur është bilanci i sulmit ajror të Amerikës kundër bazave ushtarake të ushtrisë së Sirisë, pavarësisht vendosjes së armëpushimit në këtë vend.

Agjencia Tabnak e lajmeve njoftoi se avionët luftarakë të Amerikës kanë bombarduar në masë të gjerë bazën ajrore të ushtrisë siriane në malin Tharde në Dejrul-Zur dhe kanë shkaktuar vrasjen e dhjetëra pjesëtarëve të forcave ushtarake të ushtrisë siriane dhe kanë shkatërruar pajisjet luftarake të kësaj baze. Dy avionë F-16 dhe dy avionë A10 luftarakë të Amerikës kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë në bjeshkën Tharde dhe ky veprim nuk mund të jetë i rastësishëm, për arsye se është kryer në thellësinë e territorit të Sirisë dhe në një rajon të pushtuar nga grupi terrorist ISIS. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë siriane me anë të një deklarate, ka theksuar se pozicionet e ushtrisë siriane përgjatë një ore janë bombarduar nga avionët luftarakë të Amerikës dhe pas këtij bombardimi terroristët e ISIS kanë sulmuar dhe pushtuar këtë rajon. Ky veprim i Amerikës është mbështetje e hapur ndaj terroristëve të ISIS dhe të gjitha pretendimet e këtij vendi për luftë kundër terrorizmit janë vetëm gënjeshtra.