Sulmohet kontingjenti i ndihmave humanitare të OKB në Siri
(last modified Tue, 20 Sep 2016 05:50:18 GMT )
Shtator 20, 2016 07:50 Europe/Tirane
  • Sulmohet kontingjenti i ndihmave humanitare të OKB në Siri

OKB ka njoftuar se është sulmuar një prej kontingjenteve humanitare të kësaj organizata në provincën veriore Alepo të Sirisë.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Stefan De Xharik, zëdhënësi i OKB, të hënën në mbrëmje deklaroi se janë sulmuar të paktën 18 automjete nga gjithsej 31 kamionë të këtij kontingjenti që kishte ndaluar përball qendrës së Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë në rajonin Uramul-Kubra të Alepo. Ndërkohë, organizata e quajtur "Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri" me seli në Londër, pretendoi se avionët luftarakë të Sirisë ose të Rusisë kanë kryer këtë sulm dhe gjatë këtij sulmi janë vrarë 12 shofer të këtij kamionëve që të gjithë ishin sirianë dhe punëtorë të Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë. Ky sulm është kryer pas përfundimit të armëpushimit të brishtë një javor. Stefan De Mistura, i dërguari i OKB për çështjen e Sirisë, duke shprehur keqardhje për këtë sulm, deklaroi: "Ky kontingjent ishte rezultat i një procesi të gjatë të marrjes së lejeve përkatëse dhe përgatitjen e rrethanave për të ndihmuar civilët sirianë që kanë mbetur të rrethuar. OKB të hënë kishte deklaruar se një sasi e ndihmave humanitare duke përfshirë miell dhe artikuj higjienik ishin përgatitur të dërgohen në Siri për 78 mijë civilë në provincën Alepo. Nga ana tjetër, pas sulmeve ajrore në perëndim të Alepos ku u vranë 12 punonjës të kontingjentit me ndihma humanitare, Amerika ka paralajmëruar Rusinë.

Tags