Vazhdon greva e qytetarëve bahrejnas përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28735-vazhdon_greva_e_qytetarëve_bahrejnas_përpara_shtëpisë_së_shejkh_isa_kasem
Greva e qytetarëve të Bahrejnit përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, liderit të shiitëve të këtij vendi po vazhdon akoma.
(last modified 2025-12-08T19:43:08+00:00 )
Shtator 22, 2016 15:48 Europe/Tirane
  • Vazhdon greva e qytetarëve bahrejnas përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem

Greva e qytetarëve të Bahrejnit përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, liderit të shiitëve të këtij vendi po vazhdon akoma.

Kanali informativ "Sovtul-Manama" njoftoi se tre muaj pas vendimit të regjimit Al Khalifa të Bahrejnit për t'i hequr nënshtetësinë Shejkh Isa Kasem, myslimanët shiitë të Bahrejnit të mërkurën kanë mbajtur gjithashtu grevë përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem në Manama në shenjë proteste kundër këtij vendimi të regjimit Al Khalifa të Baherejnit. Populli i Bahrejnit gjithashtu përpara shtëpisë së Isa Kasem kanë falur edhe namazin në mënyrë kolektive. Bahrejnasit duke hedhur slogane kundër regjimit Al Khalifa, kanë kërkuar anulimin e vendimit për heqjen e nënshtetësisë së Shejkh Isa Kasem dhe ndërprerjen e gjykimit të tij. Bahrejni që nga viti 2011, është përfshirë nga protestat e gjera qytetare kundër regjimit Al Khalifa.