Humbje të rënda të terroristëve në Siri
Në luftimet mes ushtrisë siriane dhe terroristëve të ISIS në rajone të ndryshme të Sirisë, terroristët kanë pësuar humbje të rënda.
Forcat ajrore siriane kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS dhe të Al Nusras në rrethinat e provincës Homs duke vrarë dhjetëra terroristë dhe duke shkatërruar pajisjet ushtarake të tyre. Artileria e rëndë e ushtrisë siriane ka bombarduar sot pozicionet e terroristëve në rajonet Hamah dhe Idlib në perëndim dhe veriperëndim të Sirisë duke u shkaktuar humbje të rënda terroristëve takfiristë. Gjithashtu, forcat ajrore dhe tokësore të ushtrisë siriane të përkrahura edhe nga aviacioni luftarak rus kanë nisur sot një ofensivë të gjerë kundër grupeve terroristë në Alepo, me qëllim çlirimin e qytetit më të madh të Sirisë.