Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut vlerëson mbështetjen e Iranit
Zv/sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah) vlerësoi mbështetjen e Iranit ndaj rezistencës së Libanit dhe të Palestinës.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Shejkh Naim Kasem, zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, vlerësoi mbështetjen e Iranit ndaj rezistencës së Libanit dhe të Palestinës dhe deklaroi: "Rezistenca i Iranit përkrah popullit të Sirisë është për shkak që të asgjësohet zbatimi i planit për një Lindje të Mesme të re. Irani gjithashtu mbron edhe të drejtën e popullit të Jemenit për caktimin e fatit të vendit të tij dhe të drejtën për liri të popullit të Bahrejnit dhe të popujve të tjerë të shtypur të rajonit. Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë me Iranit në mënyrë që të përfitojnë nga eksperiencat e tij sepse Irani është i vetmi vend në zhvillim i cili pavarësisht të gjitha problemeve, po bënë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe në progresin e vendit". Në vazhdim zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit theksoi: "Pavarësisht rrezikut që vjen nga Amerika, regjimi sionist, regjimi Al Saud dhe takfiristët, vendet arabe të rajonit të Gjirit Persik me bashkëpunim rajonal dhe pa ndërhyrjen e faktorëve të huaj duhet ta garantojnë sigurinë e rajonit".