ISIS shet femrat si skllave në Arabinë Saudite
Grupi terrorist ISIS, femrat i vendos në ankand si skllave në Arabinë Saudite.
Sipas një njoftimi të Hispan Tv, gazeta angleze The San këtë sekret të tmerrshëm e ka publikuar pas vrasjes së një prej anëtarëve të ISIS gjatë luftimeve në Sharkat të provincës Selahudin të Irakut. Forcat popullore të Irakut pasi kanë zbuluar telefonin celular të këtij terroristi, në telefon kanë gjetur foto të tmerrshme ku tregohej tregtia e neveritshme e femrave në Arabinë Saudite. Sipas burimeve të policisë irakiane, femrat që janë tregtuar si skllave në Arabinë Saudite mund të jenë pjesëtare të fisit Izedi. Vendi ku janë bërë fotot nuk dihet por fotot e tjera të regjistruara në telefonin e këtij terroristi tregojnë se ai prej kohësh ka qenë në shërbim të ISIS në Mosul.