Amerika dërgon qindra trupa ushtarakë në Irak
Autoritetet amerikane kanë deklaruar se qeveria e këtij vendi do të dërgojë edhe qindra trupa ushtarake në Irak.
Agjencia Associated Pres e lajmeve njoftoi se disa funksionarë amerikanë që deshën të mbetën anonim, deklaruan gatishmërinë e Uashingtonit për të marrë pjesë në operacionet për çlirimin e qytetit Mosul të Irakut dhe pretenduan se këto trupa ushtarake amerikane do të merren me trajnime ushtarake të forcave irakiane në kohën kur janë forcuar në masë të madhe programet për fillimin e operacioneve për çlirimin e qytetit Mosul në veri të Irakut. Sipas këtyre burimeve, edhe pse nuk është zbuluar akoma numri i saktë i këtyre trupave ushtarake, mirëpo mendohet se rreth 600 ushtarakë të tjerë amerikanë do të dërgohen në Irak. Nuk dihet akoma se këta trupa ushtarakë a do të jenë pjesë e forcave për operacione speciale ose jo. Vlen të theksohet se një numër i trupave ushtarake të Amerikës është dërguar më parë në Irak. Ndërkohë Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, të mërkurën konfirmoi këtë lajm dhe tha se Uashingtoni do të dërgojë më shumë trupa ushtarake në Irak për të luftuar kundër ISIS në çlirimin e qytetit Mosul.