Amerikanët përkrahin partinë e tretë në zgjedhjet në këtë vend
(last modified Sat, 01 Oct 2016 10:41:37 GMT )
Tetor 01, 2016 12:41 Europe/Tirane
  • Amerikanët përkrahin partinë e tretë në zgjedhjet në këtë vend

Sondazhet në Amerikë tregojnë se qytetarët amerikanë mbështesin praninë e një partie të tretë në fushatën elektorale të këtij vendi.

Instituti për hulumtime "Gallup" të premten ka publikuar rezultatet e një sondazhi më të fundit dhe ka shkruar se në zgjedhjet e kaluara në Amerikë numri i qytetarëve amerikanë që ishin pro pranisë së një partie të tretë në fushatën elektorale ishte i barabartë me kundërshtarët e pranisë së një partie të tretë, mirëpo aktualisht 57 % e qytetarëve amerikanë e konsiderojnë të domosdoshme praninë e një partie të tretë në fushatën zgjedhore të Amerikës. Instituti Gallup kujton edhe këtë çështje se në këtë fushatë zgjedhore të Amerikës përveçse ka shënuar rënie të dukshme besimi i qytetarëve amerikanë tek dy partitë e mëdha politike të këtij vendi, besimi i qytetarëve amerikanë tek kandidatët zgjedhor kurrë nuk ka qenë deri në këtë nivel kaq të ulët. Sipas sondazheve të kaluara të këtij instituti në dy fushatat elektorale në vitin 2008 dhe 2012, vetëm 2% e qytetarëve amerikanë u kanë dhënë votën kandidatëve të një partie të tretë, ndërkohë që ky numër këtë vit është rritur deri në 10%. Gallup kujton gjithashtu se ky është niveli më i lartë i simpatisë së një partie të tretë në zgjedhjet në Amerikës që nga viti 1992.

Tags