Vriten 30 terrorist të ISIS në Ramadi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29800-vriten_30_terrorist_të_isis_në_ramadi
Komandanti i operacioneve në provincën Anbar të Irakut ka njoftuar për vrasjen e 30 terroristëve të ISIS gjatë sulmeve ajrore në veri të qytetit Ramadi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2016 11:18 Europe/Tirane
  • Vriten 30 terrorist të ISIS në Ramadi

Komandanti i operacioneve në provincën Anbar të Irakut ka njoftuar për vrasjen e 30 terroristëve të ISIS gjatë sulmeve ajrore në veri të qytetit Ramadi.

Kanali televiziv Al Meajdin njoftoi se gjeneral Ismail Mahalavi, komandanti i operacioneve në provincën Anbar të Irakut, të dielën deklaroi se 30 terrorist të ISIS janë vrarë gjatë bombardimeve ajrore në veri të qytetit Ramadi. Ismail Mahalavi shtoi se avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar dhe forcat ajrore të Irakut sot kanë bombarduar pozicionet e terroristëve në rajonin Bu Ali Xhasem në veri të qytetit Ramadi dhe kanë vrarë 30 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS. Forcat ushtarake të mbështetura nga njësitet e artilerisë dhe nga avionët luftarakë janë duke avancuar në operacionet për çlirimin e rajonit Bu Ali Xhasem nga pushtimi i terroristëve të grupit ISIS.