Iraku: Turqia të largojë forcat nga territori irakian
(last modified Sun, 02 Oct 2016 19:19:27 GMT )
Tetor 02, 2016 21:19 Europe/Tirane
  • Iraku: Turqia të largojë forcat nga territori irakian

Zëdhënësi i qeverisë së Irakut deklaroi se prania ushtarake e Turqisë në veri të Irakut ndikon negativisht në operacionin për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i ISIS.

Sa’ad Al Hadithi, zëdhënës i qeverisë irakiane, deklaroi se vendimi i parlamentit të Turqisë për të shtyrë edhe një vit praninë e forcave turke në veri të Irakut, përcjell mesazhe negative dhe pengon operacionin për çlirimin e Mosulit. Ai tha se prania e forcave turke në veri të Irakut është kryer pa informimin dhe pa autorizimin e qeverisë së Bagdadit, prandaj vendimi i parlamentit turk ëshët tepër i gabuar. Al Hadithi tha se Iraku ka pritur që Turqia të largojë forcat ushtarake nga territori irakian, sepse prania e këtyre forcave në veri të Irakut është shkelje e sovranitetit kombëtar dhe e principit të fqinjësisë së mirë, si dhe rrezikon interesat e dy popujve. Zëdhënësi i qeverisë irakiane tha se Bagdadi zyrtar do të bëjë të gjitha përpjekjet politike, diplomatike dhe ekonomike për largimin e forcave turke nga veriu i Irakut.

 

Tags