Sejed Hasan Nasrullah: Rezistenca pengoi realizimin e qëllimeve të armikut
(last modified Mon, 03 Oct 2016 05:17:54 GMT )
Tetor 03, 2016 07:17 Europe/Tirane
  • Sejed Hasan Nasrullah: Rezistenca pengoi realizimin e qëllimeve të armikut

Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbulla), gjatë një fjalimi në natën e parë të muajit Muharram, e ka cilësuar fitoren e rezistencës si pengesë për realizimin e qëllimeve të armikut.

Kanali informativ Al Menar njoftoi se Sejed Hasan Nasrullah në këtë ceremoni e cila u organizua në jug të Bejrutit, deklaroi: "Imam Huseini (a.s.) a.s. akoma ka aftësi dhe forcë për të krijuar kryengritje, saktësisht ashtu siç ndodhi në Revolucionin Islamik të Iranit. Këtë forcë po e vërejmë në luftën kundër të gjitha grupeve takfiriste dhe vullneti për të luftuar me të gjitha grupet takfiriste akoma është i fortë dhe efikas. Rezistenca në vitin 2000 nuk lejoi armikun që të realizojë qëllimet e tij dhe përveçse zgjoi umetin islam, arriti të çlirojë territoret dhe të lirojë robërit, prandaj ne këtë e quajmë Fitore". Sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze në vazhdim të fjalimit të tij theksoi: "Islami dhe të gjitha shkollat e tij ka mbetur vetëm për shkak të sakrificës dhe flijimit të Imam Huseinit (a.s.). Ngjarjet aktuale gjithashtu dëshmojnë fitoren e gjakut dhe të sakrificës përball shpatës dhe armëve. Forcat e rezistencës në luftën kundër grupeve takfiriste janë inspiruar nga kryengritja e Imam Huseinit (a.s.).

Tags