7 mijë evropianë i bashkohen grupit terrorist ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30031-7_mijë_evropianë_i_bashkohen_grupit_terrorist_isis
7 mijë evropianë që nga viti 2013 e deri tani i janë bashkuar grupit terrorist ISIS duke luftuar në Irak dhe në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 04, 2016 08:53 Europe/Tirane
  • 7 mijë evropianë i bashkohen grupit terrorist ISIS

7 mijë evropianë që nga viti 2013 e deri tani i janë bashkuar grupit terrorist ISIS duke luftuar në Irak dhe në Siri.

Një prej qendrave hulumtuese të terrorizmit në Francë thotë se 70% e evropianëve që kanë shkuar në Siri dhe në Irak janë nga Franca, Anglia dhe Gjermania, ndërsa pjesa tjetër janë nga vendet e tjera evropiane.  2183 janë shtetas francezë, 1700 shtetas anglezë, 870 shtetas gjerman, 614 shtetas bleg, 300 suedezë, 280 austriak, 260 holandez dhe pjesa tjetër nga vendet e tjera evropiane. Autoritetet franceze në kuadër të luftës kundër terrorizmit kanë parandaluar largimin e 380 shtetasve francezë të cilët synonin të shkonin për luftë në Irak dhe në Siri. Ndërkohë gjatë luftimeve të ISIS, janë vrarë 200 shtetas evropianë. Ndërkohë ky hulumtim kërkon marrjen e masave për ndalimin e anëtarësimit të evropianëve tek grupi terrorist ISIS.