Shpërthime terroriste në Bagdad dhe në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30223-shpërthime_terroriste_në_bagdad_dhe_në_veri_të_irakut
Si pasojë e shpërthimeve terroriste ne veri dhe në kryeqytetin e Irakut, kanë humbur jetën dhe janë plagosur një numër i madh i civilëve irakianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 05, 2016 17:34 Europe/Tirane
  • Shpërthime terroriste në Bagdad dhe në veri të Irakut

Si pasojë e shpërthimeve terroriste ne veri dhe në kryeqytetin e Irakut, kanë humbur jetën dhe janë plagosur një numër i madh i civilëve irakianë.

Sipas ueb sajtit të gazetës Al Kods Al Arabi, Saled Al Numan, oficer i policisë irakiane, të mërkurën ka bërë të ditur se si pasojë e një shpërthimi terrorist në provincën Abu Bagreb, në perëndim të Bagdadit, një pjesëtar i forcave Al hashar Al Shebi është vrarë dhe katër persona të tjerë janë plagosur. Po ashtu, një shpërthim terrorist ka ndodhur sot në rajonin Telal Hamrein, në veri të provincës Salahudin, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve, të cilët ndodhen në gjende të rëndë. Ky shpërthim terrorist që është vepër e ISIS, synoi familjet irakiane që po riktheheshin në shtëpitë e tyre në qytetin Kirkuk që sapo është çliruar nga forcat irakiane. Gjithashtu si pasojë e shpërthimit të një bombe në rajonin Latifie, 35 km në jug të Bagdadit, një civil irakian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën. Rajoni Latifie është një nga rrugët e rëndësishme të kalimit të pelegrinëve nga Bagdadi drejt Qerbelasë.