ISIS ekzekuton disa civilë në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30271-isis_ekzekuton_disa_civilë_në_irak
Grupi terrorist takfirist sionist ISIS, ehe një herë ka ekzekutuar me vdekje disa civilë në qytetin Mosul të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 06, 2016 06:12 Europe/Tirane
  • ISIS ekzekuton disa civilë në Irak

Grupi terrorist takfirist sionist ISIS, ehe një herë ka ekzekutuar me vdekje disa civilë në qytetin Mosul të Irakut.

Agjenci Sumarie News njofton se ISIS, këta civilë të qytetit Mosul i ka ekzekutuar me metodën e mbytjes në ujë.  Burime lokale nga qyteti Mosul bëjnë të ditur se këta civilë janë akuzuar nga ISIS për bashkëpunim me forcat ushtarake të Irakut dhe me forcat peshmerga. Këta persona janë futur në një kafaz hekuri dhe janë mbytur në ujë në rajonin Fisalie. Skena e mbytjes së personave në fjalë është filmuar nga terroristët e ISIS. Edhe më herët në muajin shtator ISIS ka ekzekutuar po me të njëjtën metodë 8 civilë irakianë në rajonin Duase të qytetit Mosul. Një tjetër lajm nga Iraku bën të ditur vrasjen e një prej komandantëve të ISIS në rajonin Huisha. Burimet irakiane nga provinca Krikuk njoftuan se Abu Aba Kondi një prej komandantëve të ISIS përgjegjës për rekrutimin e trupave dhe Abu Muhamed janë vrarë nga shpërthimi i një rripi bombe që ndodhej në automjetin e tyre.