Ebadi: Së shpejti Mosuli do të çlirohet
(last modified Thu, 06 Oct 2016 19:16:02 GMT )
Tetor 06, 2016 21:16 Europe/Tirane
  • Ebadi: Së shpejti Mosuli do të çlirohet

Kryeministri irakian në takimin e zhvilluar sot me anëtarët e këshillit të lartë koordinues të provincave të Irakut, deklaroi se çlirimi i qytetit Mosul është shumë afër dhe shtoi se qëllimi kryesor i Irakut në këtë luftë, është shpëtimi nga terrorizmi i ISIS.

Heidar Ebadi theksoi se shpërthimet e fundit terroriste në Bagdad janë një përpjekje e dështuar e terroristëve të ISIS për të ushtruar presione ndaj qeverisë dhe popullit irakian pas disfatave të shumta të pësuara kohëve të fundit. Ndër të tjera, Ebadi theksoi se misioni i forcave të koalicionit ndërkombëtar në Irak është trajnimi, këshillimi ushtarak, informimi i forcave irakiane, përkrahja logjistike, si dhe përkrahja ajrore për forcat irakiane. Ai edhe njëherë shprehu kundërshtimin ndaj pranisë së forcave ushtarake turke në territorin e Irakut dhe shtoi se funksionarët e Ankarasë në lidhje me këtë çështje bëjnë deklarata kontradiktore. Forcat turke janë dislokuar në bazën Bashika, në veri të Mosulit, rreth  100 km në brendësi të territorit të Irakut.

 

Tags