Amerika pengon zgjidhjen e krizave në rajon
Nënsekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, deklaroi se Amerika po krijon pengesa në rrugën e zgjidhjes së krizës në Siri dhe gjithmonë është përpjekur për zgjatjen e luftës në këtë vend dhe në vendet e tjera të rajonit.
Sheikh Naim Kasem duke folur në qytezën Balbek, në juglindje të Libanit, tha se Amerika nuk është e interesuar për zgjidhjen e krizës në Siri dhe vazhdimisht ka sabotuar armëpushimin në këtë vend dhe armëpushimin e përkohshëm e ka shfrytëzuar për furnizimin dhe fuqizimin e grupeve terroriste të cilat i sponsorizon. Nënsekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit foli edhe për rolin e Arabisë Saudite në rajon dhe tha se sauditët kanë shpenzuar shuma të mëdha në disa vende të rajonit si në Irak, Siri dhe Jemen por nuk kanë pasur asnjë sukses. Ai shtoi se Izraeli me gjithë zhvillimin e manovrave në kufi me Libanin, nuk guxon të sulmojë këtë vend, sepse në rast të një agresioni, do të pësonte humbje të mëdha nga rezistenca libaneze.