OKB: ISIS përdor civilët si mburojë humane
OKB paralajmëroi se grupi terrorist ISIS mund të përdorë civilët e pambrojtur në Mosul si mburojë humane përballë operacionit të ushtrisë irakiane për çlirimin e këtij qyteti.
Kombet e Bashkuara bënë të ditur se banorët e Mosulit janë të shqetësuar se mund të përdoren si mburojë humane nga terroristët e ISIS për të ndalur sulmin e ushtrisë irakiane. OKB theksoi se po përgatitet për një operacion të gjerë humanitar në Mosul, ku mbi një milionë civilë pritet të shpërngulen në përpjekje për të shpëtuar jetën. Operacioni madhor i ushtrisë së Irakut për çlirimin e Mosulit pritet të nisë nga çasti në çast, ndërsa civilëve u është bërë thirrje të largohen nga ky qytet ku pritet të zhvillohen luftime të ashpra.