Operacionet për çlirimin e Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31285-operacionet_për_çlirimin_e_mosulit
Kryeministri i Irakut deklaroi se disa vende po ndërhynë në çështjet e brendshme të Irakut në prag të shkatërrimit të grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2016 12:42 Europe/Tirane
  • Operacionet për çlirimin e Mosulit

Kryeministri i Irakut deklaroi se disa vende po ndërhynë në çështjet e brendshme të Irakut në prag të shkatërrimit të grupit terrorist ISIS.

Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, të premten në një konferencë për shtyp të mbajtur në Kirkuk, është shprehur i çuditur nga ndërhyrja e disa vendeve në çështjet e brendshme të Irakut në prag të çlirimit të qytetit Mosul dhe shkatërrimit të plotë të grupit terrorist ISIS, prandaj kërkoi nga banorët e qytetit Mosul që të mbështesin forcat e sigurisë së Irakut. Hejdar Ebadi shtoi se ndërhyrje të tilla janë të dyshimta dhe plotësisht të pa pranueshme, prandaj Qeveria e Irakut nuk do të lejojë një gjë të tillë, sepse populli i Irakut dëshiron ta çlirojë vendin e tij nga pushtimi i terroristëve. Hejdar Ebadi të premten ka shkuar në provincën Kirkuk në veri të Irakut dhe është takuar me funksionarët lokal dhe me komandantët e forcave të sigurisë. Amerika dhe Arabia Saudite kanë bërë marrëveshje që terroristët e grupit ISIS të largohen nga Misuli dhe të shkojnë në Siri, para se të fillojnë operacionet për çlirimin e qytetit Mosul në Irak. Një burim diplomatik në Moskë ka bërë të ditur se, duke pasur parasysh se në Mosul do të fillojnë operacionet për çlirimin e plotë të këtij qyteti, shërbimet sekrete amerikane dhe saudite kanë bërë një marrëveshje, ku do ti propozohet të gjithë terroristëve në qytetin Mosul që ta lëshojnë këtë qytet. Ky burim ka shtuar se plani amerikan dhe saudit përfshinë transportimin e elementëve të ISIS nga Mosuli në Siri dhe mbi 6 mijë pjesëtarët të këtij grupi do të transferohen në Siri, me qëllim forcimin e pozitës së grupeve terroriste në qytetet Dejrulzur dhe Tadmor. OKB ditë më parë paralajmëroi se grupi terrorist ISIS mund të përdorë civilët e pambrojtur në Mosul si mburojë humane përballë operacionit të ushtrisë irakiane për çlirimin e këtij qyteti. Kombet e Bashkuara bënë të ditur se banorët e Mosulit janë të shqetësuar se mund të përdoren si mburojë humane nga terroristët e ISIS për të ndalur sulmin e ushtrisë irakiane. OKB theksoi se po përgatitet për një operacion të gjerë humanitar në Mosul, ku mbi një milionë civilë pritet të shpërngulen në përpjekje për të shpëtuar jetën. Operacioni madhor i ushtrisë së Irakut për çlirimin e Mosulit  do të nisë nga çasti në çast, ndërsa civilëve u është bërë thirrje të largohen nga ky qytet ku pritet të zhvillohen luftime të ashpra. Zëdhënësi i i Këshillit të lartë të lëvizjes Hashad Al Shaabi, duke theksuar se forcat popullore irakiane do të marrin pjesë në operacionin për çlirimin e Mosulit, shtoi se ky operacion do të fillojë në ditët e ardhshme. Ahmed Al Asadi, kishte thënë se kryeministri irakian si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, deklaroi në parlament se Hashad Al Shaabi është pjesë e rëndësishme e forcave që do të marrin pjesë në çlirimin e Mosulit. Ai në vazhdim shtoi: “Ne kundërshtojmë pjesëmarrjen e çdo force të huaj në këtë operacion, sepse ne kemi forcat tona qe janë të afta për çlirimin e të gjitha rajoneve të Irakut nga pushtimi i terroristëve të ISIS”. Al Asadi dënoi praninë e forcave ushtarake turke në territorin e Irakut dhe theksoi se kjo prani është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.