Bahrejn: Shkelet verdikti për dënimin e sheik Selman
Gjykata e Bahrejnit ka shkelur verdiktin e dënimit të liderit më të madh të opozitarëve në vend.
Një prej gjykatave të Bahrejnit pasi ka shkelur verdiktin për dënimin me 9 vjet heqje lirie të sheik Ali Selman një prej lëvizjeve më të mëdha opozitare shiitë në Bahrejn, ka dhënë urdhër që ai përsëri të gjykohet nga gjykata e Apelit. Vendimi për burgosjen e sheik Selman ishte pjesë e politikës së regjimit Al Khalifa për shtypjen e opozitarëve. Sheik Selman në korrik të vitit 2015 u burgosur me 4 vjet nën akuzën e nxitjes së publikut dhe përpjekje për ndryshimin e regjimit Al Khalifa. Lëvizja Vafaku Kombëtar përpara trazirave të shkurtit 2011 në Bahrejn ka qenë partia më e madhe opozitare në këtë vend. Mirëpo pas shtypjes së përgjakshme të protestuesve, kjo parti në shenjë proteste doli nga parlamenti. Shtypja e lëvizja Vafaku Kombëtar nga ana e regjimit Al Khalifa është kritikuar ashpër nga Ban Ki Moon dhe nga Uashingtoni që është partner i Bahrejnit.