Hezbullah thekson për shkatërrimin e terrorizmit
Fraksioni Hezbullah në parlamentin e Libanit ka kërkuar shkatërrimin e terrorizmit global.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, fraksioni i Hezbullahut në parlamentin e Libanit të enjten pas përfundimit të takimit javor, përmes publikimit të një deklarate ka njoftuar se terrorizmi është duke kërcënuar të gjitha vendet e botës dhe shkatërrimi i këtij fenomeni është shumë i domosdoshëm. Në deklaratën e publikuar nga fraksioni Hezbullah pas mbledhjes së fundit në parlamentin libanez, thuhet se lufta kundër terrorizmit vetëm në Mosul nuk do të kishte kuptim nëse terrorizmi nuk do të luftohej edhe në Siri sidomos në Raka, Hasake, Dejrulzur, Haleb dhe në rajone dhe vende tjera. Fraksioni Hezbullah po ashtu ka përkrahur qëndresën e popullit palestinez përballë regjimit sionist dhe ka dënuar heshtjen e BN përballë krimeve të këtij regjimi.