Zhvillimet më të fundit në teren në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32188-zhvillimet_më_të_fundit_në_teren_në_mosul
Divizioni 9 i blinduar i ushtrisë irakiane dhe i forcave popullore të Irakut, kanë hyrë sot në qytetin Al Hamdanie në juglindje të Mosulit dhe mbi ndërtesat qeveritare në këtë qytet kanë ngritur flamurin e Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2016 17:23 Europe/Tirane
  • Zhvillimet më të fundit në teren në Mosul

Divizioni 9 i blinduar i ushtrisë irakiane dhe i forcave popullore të Irakut, kanë hyrë sot në qytetin Al Hamdanie në juglindje të Mosulit dhe mbi ndërtesat qeveritare në këtë qytet kanë ngritur flamurin e Irakut.

Sipas shtabit të përgjithshëm të ushtrisë irakiane, forcat komando dhe forcat popullore, po avancojnë drejt rajonit Tabadol Al Texhari në veri të Mosulit. Divizionet 73 dhe 76 të forcave tokësore të ushtrisë irakiane kanë arritur të çlirojnë rajonin Telkif në afërsi të Mosulit, duke ngushtuar edhe më shumë rrethimin e terroristëve. Burime ushtarake irakiane njoftuan se sot ka filluar operacioni për çlirimin e qytetit Korekush të banuar kryesisht nga të krishterët në pjesën verilindore të Mosulit. Ushtria dhe forcat popullore të Irakut kanë arritur të çlirojnë sot fshatrat Harare dhe Al Rasif në afërsi të Mosulit, duke vrarë dhjetëra terroristë.